Fustani i kuq i Bora Zemanit tërhoqi vëmendjen natën e parë të “Dancing With The Stars”, ndërsa moderonte në krah Eno Popit.

Fustani i shkurtër me mëngë të gjata me detajin e mrekullueshëm ‘bisht’ që  i vinte anash është i markës së famshme franceze Alexandre Vauthier dhe ka kushtuar 2.314 dollarë.

Kjo veshje magjepsëse nuk kishte si të mos kombinohej me sandalet ngjyrë argjendi të markës Aquazzura të cilat kushtojnë 1079 dollarë.

Moderatorja zgjodhi që vëthët e gjatë t’i kombinonte me sandalet, të cilat kishin të njëjtën ngjyrë.

Veshja e Borës ishte po aq e magjishme sa ajo natë speciale e cila mbajti të mbërthyer fansat e kërcimit për disa orë në ekranin e Top Channel.

Mbrëmjen e së premtes nisi spektakli më popullor i kërcimit në botë, “Dancing With The Stars”, një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel në Shqipëri.

Në mbrëmjen e parë patët mundësi të njiheni me 15 personazhe të njohur të showbizit, ekranit, artit, muzikës dhe sportit të cilët së bashku me balerinët profesionistë do të garojnë përballë njëri-tjetrit për më shumë se 12 javë në arenën e kërcimit në përpjekje për të rrëmbyer kupën e artë.

Programi është nën moderimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit, ndërsa juria ka në krye balerinin e mirënjohur Ilir Shaqiri, ndërsa krah tij do të vlerësojnë Lori Bala, Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA