Aktori i njohur Elvis Pupa dhe partnerja e tij Jora performuan në Dancing With The Stars me një Salsa. Por komentet e jurisë ishin më epiket e episodit të parë.
“O Viso, po ta kishe gatuar içik më mirë këtë salcën o Vis. Ti kishe hedhur icik piper, içik kripë, pak mente”- tha Olta, ndërsa i dha 6 pikë.
Në përgjigje të komentit, Vis Pupa u shpreh se: “Prandaj janë të ndryshme salcat sepse gjithsecili e ka sipas shijes së vet”, moment që shkaktoi shumë të qeshura në sallë.
“Ja pra, i bëmë gati makaronat sonte”- u shpreh Iliri.
“Po që ishe fantastik. Solle një energji të përkryer. Ke një super partnere, por edhe ti ke mundësi”- tha Valbona Selimllari e impresionuar nga performanca, ndërsa e vlerësoi aktorin me 7 pikë.
“Vis, unë pashë një salsa vetëm nga mesi e lart. E shijove, u drodhe sipër, por kjo pjesa poshtë, shumë e vakët”- tha Lori Bala, duke e vlerësuar me 4 pikë.
Ndërkaq, Iliri tha se: “Do i shijojmë bashkë këto makaronat sepse kjo salca jote komike ishte e përbërë me komicitet. Ti nuk e ke problem fytyrën, nuk i ke problem krahët që t’i japësh mundësinë kësaj super balerine të bëjë atë që bëri. Por problemi yt është tenxherja, nga pjesa poshtë.”
“A e di sa i kam folur. Por më ke trajnuar vetëm për të kërcyer tallava më tha”- u shpreh me humor Pupa. “Por unë jam i bindur që t’i do t’ja dalësh në këtë vuajtjen tënde”- përfundoi Iliri, ndërsa e vlerësoi artistin me 5 pikë.
Për të gjithë ata që mbështesin Elvisin dhe Joran mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 12.
Top Channel