Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka zbuluar një klasë të re misterioze objekti ndërsa shikonte në Mjegullnajën e Orionit rreth 1344 vite dritë larg.
Objektet binare në masën e Jupiterit, ose ‘JUMBO’, janë një kategori e re e çuditshme e botëve që duket se sfidojnë klasifikimin.
Ata quhen JUMBO sepse janë të ngjashëm në masë me Jupiterin, por nuk mund të jenë planetë sepse nuk rrotullohen rreth një ylli mëmë dhe janë shumë të vegjël për të qenë yje. JUMBO-të përmbajnë avull dhe metan në atmosferët e tyre dhe temperaturat e sipërfaqes skëterre prej rreth 1,830°F, por ekspertët nuk mendojnë se ato janë shtëpia e jetës aliene.
JUMBO-të u identifikuan në imazhet e reja të zbuluara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës që tregojnë Mjegullnajën Orion në detaje të paprecedentë. Sipas agjencisë, të dhënat nga teleskopët me bazë tokësore sugjeronin ekzistencën e JUMBO-ve përpara se ato të identifikoheshin zyrtarisht nga James Webb.
Teleskopi James Webb vëzhgoi rreth 40 çifte JUMBO në total. JUMBO-të janë shumë të vegjël për të qenë yje, kjo nuk do të thotë se janë planetë. Ata janë të nxehtë dhe me gaz, kanë atmosferë me avull dhe metan dhe janë rreth një milion vjet të vjetra, duke i bërë ata ‘bebe’ në terma astronomikë.
Top Channel