Enxhi Nasufi dhe Silvester e shkelën pistën e “Dancing With The Stars”, si çifti i tretë i VIP-ave me një kontemporane.
Lori Bala, një nga balerinat më të mira të baletit kontemporan në vendin tonë tha se “kontemporania është e bukur si kërcim sepse çdo njeri mund ta bëjë në mënyra të ndryshme.”
“Enxhi më ka prekur tek pika ime e dobët, kështu që ishte zgjedhje shumë e mirë. Performanca ishte shumë e mirë, kishte dinamikë shumë të mirë, lëvizje të prera, pikërisht ajo që zakonisht do kontemporania”– u shpreh Lori duke dhënë 7 pikë.
“Unë kapa një gabim, që për mua është gabim disi i rëndë. Të rregullosh kostumin kur kërcen është e papranueshme për një artist, çfardo që të ndodhi. Thënë kjo, mendoj që koreografia kishte dinamikë, intepretim, muzikalitet, por zero teknikë nga ana jote. Prisja më shumë teknikë nga ana jote, koreografi i di shumë mirë që janë pirueta, rrotullime, hedhje, padieshkat i bëre bukur, më pëlqyen.
Kujdes padiomin sepse shpesh herë e lë në mëshirë të fatit. Nuk e ke të theksuar dhe është një defekt ky, por mund ta punosh dhe ke kohë”– tha Iliri, duke e vlerësuar Enxhin me 6 pikë.
“E fortë, me vetëbesimin e duhur që duhet të kesh në një zhanër që nuk është profesioni yt. Të përgëzoj për këtë, por do të doja të jepja një këshillë. “Less is more” në botën e televizionit. Ndonjëherë kur përpiqesh shumë, aty gabon pak dhe duhet të gjesh të mesmen e artë”- tha Olta, duke e vlerësuar Enxhin me 8 pikë.
E ndalur tek komenti i Ilirit, Olta e pyet: “Më fal Ilir, se the për rregullimin e kostumit, por nëse asaj i del gjoksi ashtu duhet të vazhdojë kërcimin?”
“Aa, skena është skenë. Arti nuk do lëvizje të tepërta”– tha Iliri.
Nga ana tjetër dhe Valbona Selimllari ka rënë dakord me mendimin e Oltës, duke i dhuruar 7 pikë.
28 pikë për Enxhi Nasufin, e cila kryeson garën, por a është e kënaqur ajo?
“Gjithmon ka vend për t’u përmirësuar”- tha Enxhi.
Për të gjithë ata që mbështesin Enxhin dhe Silvester mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova këtu me kodin VIP 13.
Top Channel