Emocione dhe kritika/ Nisi rrugëtimin spektakli më popullor i kërcimit në botë, “Dancing With the Stars”! Zbuloni si mund të votoni të preferuarin tuaj

06/10/2023 23:00

Plot emocione dhe kritika është shoqëruar nata e parë e spektaklit më të madh të kërcimit “Dancing With the Stars” në ekranin e Top Channel.

“Dancing With the Stars”, programi më popullor i kërcimit, ka bërë bashkë personazhet më të dashur të publikut, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do të sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Formula e garës mbetet e njëjtë. Juria vlerëson nga 1 deri në 10, pikë që vlejnë sa 50% e rezultatit final sepse po kaq të rëndësishme janë edhe votat e publikut.

Vitin e shkuar, vota e publikut ka ndryshuar fatin e konkurrentëve, u ka dhënë mundësi të ecin deri në fitore, ndaj nga sonte dhe javë pas jave, me kodet përkatëse, vota merr peshë të jashtëzakonshme për ta.

Emrat e VIP-ave dhe balerinëve  në këtë show magjik së bashku me kodet e tyre janë:

Arnita & Eni   me kodin VIP 1

Saimir & Livia   me kodin VIP 2

Eni & Odeta   me kodin VIP 3

Sara & Erind   me kodin VIP 4

Juliana & Dion   me kodin VIP 5

Atalanta & Luxhino   me kodin VIP 6

Irgen & Joana   me kodin VIP 7

Roerd & Ensa   me kodin VIP 8

Ronaldo & Frenki   me kodin VIP 9

Sardi & Erisa   me kodin VIP 10

Armaldo & Mariana   me kodin VIP 11

Elvis&Jora   me kodin VIP 12

Enxhi&Silvester   me kodin VIP 13

Fifi&Graciano   me kodin VIP 14

Ina&Eltion   me kodin VIP 15

Përmes kodit që çdo çift konkurrent ka, publiku mund të votojë të preferuarin e tyre.

Klikoni këtu për të votuar të preferuarin tuaj.

Bora Zemani dhe Eno Popi janë sërish prezantues të spektaklit më të pëlqyer nga publiku, ndërsa juria kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA