Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë një diskutim lidhur me një nismë që moderatorja Erjona Rusi krijoi pak javë më parë.

Pasi postoi një video duke sfiluar me veshjet disavjeçare të së ëmës, ajo nominoi disa personazhe të ekranit, mes tyre edhe Bieta Sulon.

Bieta e pranoi sfidën, madje shkoi edhe më tej se dollapi i mamit,  në atë të gjyshes.

“Sot kam veshur një fustan që është më i vjetër se 50 vite. Ky është një fustan i gjyshes sime, i kaluar tek mamaja ime. Para pak vitesh, kur gjyshja ime ndërroi jetë, mami e mori nga garderoba e saj dhe ma dha mua. E kam patur aty në sirtar dhe Erjona bëri që ta vesh sot”, shpjegoi ajo.

Ndërkohë edhe Erjona mbante veshur një tjetër fustan nga garderoba e së ëmës.

Ajo theksoi se kujdeset shumë për veshjet dhe nuk preferon të shpenzojë shuma të konsiderueshme për rroba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA