Trazira në Për’puthen! Nxori video për të diskredituar Aurelin, Saide pezullohet nga produksioni

04/10/2023 22:31

Saide është pezulluar për një kohë të papërcaktuar nga programi i Për’puthen.

Shkak për këtë është bërë një video që ajo ka zbuluar me qëllim diskreditimin e Aurelit, që i kishte kërkuar të mos pinte verë me të në tavolinë gjatë takimit.

Aureli argumentoi se këtë e kërkoi për respekt, pasi ai nuk konsumonte alkool sepse ishte besimtar mysliman. Mirëpo, Saide nxorri publikisht një video, e cila shfaqte Aurelin teksa shprehej se për herë të fundit kishte pirë alkool kur ishte në Spanjë.

Pamjet, opinionistët i konsideruan si shkelje e të drejtave të njeriut, dhe faremirë mund të gjykohen si një veprim i paligjshëm nga ana ligjore, por edhe gjest i ulët moralisht.

“Kjo puna e videove për mua është shumë e shpifur, jo po të bëjë video/jo s’po të bëjë video. Pastaj Saidja thotë se ai ishte në dijeni. Ai thotë që nuk është në dijeni, tani nuk më takon mua të merrem me këtë. Ka një produksion që e bën prej 5 vitesh këtë emision dhe di t’i kuptoj këto gjëra dhe nxjerrë provat. S’merrem fare me këtë. Parimisht, unë jam shumë kundër regjistrimit absolutisht. Edhe kur e kanë bërë vjet në edicione me fotografi mua më është dukur shumë e tmerrshme”- tha Neda.

Pjesë nga diskutimi:

Saide: E kam regjistruar sepse e dija që Aureli do ta përdorte fenë si argument kundër meje. Nëse ai e respekton kaq shumë fenë s’ka pse më detyron mua që…

Alba: Më fal, por se cënohet privatësia e dikujt aty…

Saide: Ja thash unë atij që po e regjistroja e dinte ai.

Megi: I the që po i bëje video dhe ai e aprovoi.

Saide: I thash…

Alba: Aurel, e aprovove që Saidja të të bënte video?

Aureli: S’e kisha idenë që ka bërë video fare.

Saide: Jo jo, kemi qenë aty dhe të kam thënë që do ta nxjerr këtë gjë.

Aureli: Edhe njëherë Saide, këto janë pasojat e veprimeve që bën.

Megi: Aty kishte edhe persona të tjerë, jo vetëm ju të dy.

Roberti: O Saide, që të tregohem korrekt dhe i sinqertë sepse je 22-vjeçe dhe duhet t’i mësosh disa gjëra. Kur del me tjetrin, dhe tjetri është fetar, për respekt nuk hahet as mishi i derrit dhe as verë në tavolinë.

Saide: Po ai po thotë që jam i fesë dhe pastaj, “deri në mëngjes kam qenë duke pirë”.

Aureli: Po dëgjoje pra ça kam thënë unë, dëgjoje… Kam thënë që kam pirë në Spanjë.

Megi: Ti në video thua se kam pirë në Spanjë për herë të fundit.

Saide: Jo, edhe këtu. Tek një lokal që ishte afër shtëpisë ka pirë deri në mëngjes thoshte. Dhe i thash që po të bëjë video…

Aureli: Po jo, fakte fakte, lëri fjalët sepse për ashtu të filloj unë dhe të shpif…

Megi: Ta dëgjojmë videon sërish, madje t’ia japim edhe regjisë për ta transmetuar për publikun. Më fal, Saide askush mos të flasë. Videon do ta nxjerrim në Youtube dhe njerëzit ta gjykojnë vetë.

Aulona dhe Neda, kemi një rast ku Aureli del në takim dhe thotë që ti nuk mund të pish alkool sepse është kundër besimit tim. Nuk ke për të pirë alkool, do pish çaj. Dhe pastaj Saidja na tregon një video që mesa duket (megjithëse mbetet për t’u provuar) pa aprovimin dhe dijeninë e Aurelit, që është sërish një shkelje e të drejtave të privatësisë, ku tregon që Aureli ka pirë alkool.

Tani ta diskutojmë të gjithë bashkë këtë sepse edhe unë vet jam e paqartë.

Aulona: Unë nuk dua të gjykojë bindjet e Aurelit sepse ai ka bindjet e tij, bravo i qoftë që është praktikant sepse feja të ndihmon të jesh njeri më i mirë, por me aq njohuri që kam unë – dhe mund t’i kem të cunguara, e them që në fillim – nuk di që feja qoftë myslimane apo e krishtere t’i imponojë tjetrit dëshirat dhe vendimet e tua. Ja thua njëherë me idenë që “unë nuk preferoj”, dhe në momentin që ajo thotë “jo, mua më pëlqen vera”, diskutimi mbaron këtu. Feja, e para unë di që të këshillon të mos i imponosh tjetrit. Nëse t’i nuk di ta bindësh me fjalë, ky është problem yt.

Aureli: Unë ja kërkova për respekt.

Aulona: Çfarë respekti, nuk të mungojë respekti. Ti nuk e prisje. Duke njohur Siden që është një vajzë e ndrojtur, ti mendove se ajo do të bindej direkt, dhe ajo të rezistoi deri në fund.

Aureli: Po mirë, ti e dëgjove çfarë i thash Saides unë apo jo?

Aulona: Çfarë i the?

Aureli: I thash “falemidërit Saide që nuk pive alkool, ti më respektove një herë, unë do të respektoj 1000 herë”.

Aulona: Ku të mungoj ty respekt tek Saide?

Aureli: Sepse isha duke ja kërkuar, bëje për mua. Unë po pi çaj, të bëjmë një bisedë shumë të qetë.

Saide: Po mirë, ti respekto veten tënde, unë doja verë.

Aureli: Më fal të lutem Saida, u kap kapriço dhe nuk po e linte. Me të përkedhelur…

Aulona: Ajo kapriço, ti sedër. Sepse edhe ti nuk e kishe për fenë. Prandaj i vajte historisë deri në fund sepse t’u thye sedra.

Aureli: Saide ka qenë e vetmja që kur unë bëja ato të mijat, më thoshte “bravo Aurel, je i vetmi që nuk e heq përqëndrimin nga unë”. E kam humbur nonjëherë përqëndrimin nga ty?

Saide: Nuk ka lidhje fare. Ti shumë mirë je i fesë, e respekton bravo të qoftë, por mua nuk më ndalon dot.

Aureli: Ty Saide të kam sharë nonjëherë, ka dalë ndonjë fjalë e keqe nga goja ime?

Saide: Ke qenë duke ofenduar sepse këtë gjë bënë. Ofendon femrën, ul të tjerët që të ngresh veten tënde lartë.

Aureli: Të kam thënë mirëmëngjes o yll i bukur? Po këto pse nuk i kujton ti?

Saide: Ato janë kështu sa për të kaluar kohën…

Aureli: Janë për ty por sjanë për mua.

Megi: Neda, a duhet ta përgjojnë këta njeri-tjetrin?

Neda: Sigurisht që jo. Kjo puna e videove për mua është shumë e shpifur, jo po të bëjë video/jo s’po të bëjë video. Pastaj Saidja thotë se ai ishte në dijeni.

Saide: Unë e dija që ai do ta mohonte dhe prandaj i thash, që po të bëjë video, për të mbrojtur veten time.

Neda: Ai thotë që nuk është në dijeni, tani nuk më takon mua të merrem me këtë. Ka një produksion që e bën prej 5 vitesh këtë emision dhe di t’i kuptoj këto gjëra dhe nxjerrë provat. S’merrem fare me këtë. Parimisht, unë jam shumë kundër regjistrimit absolutisht. Edhe kur e kanë bërë vjet në edicione me fotografi mua më është dukur shumë e tmerrshme.

Saide: Ai e donte me fakte, ja dhash me fakte.

Neda: Unë kam përshtypjen se edhe ti u fute icik në kurth me atë idenë “jo po e dinte që e kisha regjistruar ndaj më tha sill provat”. Tani nëse më pyesni për pjesën e besimit apo fesë, unë mendoj që shqiptarët janë të mrekullueshëm me një leksion që i japin botës sa i përket harmonisë dhe fesë. Nuk kam dëgjuar unë në kaq vjet që kur ulem në tavolinë me një besimtar të më thotë mos pi ti për respekt të fesë. Unë kam fe tjetër, bashkëshorti im fe tjetër, por mua kurrë në jetën time nuk më është vendosur feja para njeriut. Dhe mendoj që njeriu respektohet sepse çdo fe që është shkruar ndonjëherë në botë vendos në qendër të saj njeriun. Dhe pastaj vijnë fiksimet e Aurelit që do pish ti verë apo do pish çaj sepse ashtu them unë.

Aureli: Unë po kërkoja respekt o Neda.

Neda: Nga ana tjetër, të lutem Saide, nxorre një video dhe do t’iu dalësh për zot fjalëve që thua dhe videos që nxorre këtu. Do mbrosh deri në fund teorinë.

Saide: Po, duke e mbrojtur jam.

Aureli: Unë Saides nuk do t’i mërzitem kurrë, dhe ta kam falur edhe videon që…

Saide: Çfarë më ke falur mo?

Aureli: Jo jo, sepse ka aq shumë pasoja ajo… Kanë aq shumë pasoja veprime të tilla, por unë nuk po të rëndojë, ta kam falur. Nuk ka problem.

Megi: Të qetësohemi pak, unë kam një njoftim nga produksioni. Është e disata herë në edicione të Për’puthen që publikohen video dhe materiale pa dijeninë e personit tjetër të përfshirë…

Saide: Jo, ishte në dijeni Aureli sepse ja thash…

Aureli: Jo, s’kam qenë fare.

Megi: Deri sa ta sqarojmë këtë gjë, po marrim masa. Saide, po e marrim të mirëqenë faktin se Aureli nuk ka ditur gjë përsakohë kamera nuk ishte drejtuar nga fytyra e atij… Është e disata herë që kjo ndodh, përveç faktit që është e jashtëligjshme dhe nuk duhet bërë, është dhunim i të drejtave të njeriut. Është diçka e cila, edhe nëse bëhet për të demaskuar një person tjetër, duhet gjetur një rrugë tjetër. Më vjen keq që është rasti yt, por qoftë ky një shembull që askush tjetër të mos e përsëris më sepse është edhe një gjest shumë i shëmtuar për të tjerët që na ndjekin. Saide, je e pezulluar nga programi për një kohë të papërcaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA