Tregtonte mallra kontrabandë dhe nuk deklaronte të ardhurat, arrestohet 42-vjeçarja në Tiranë

04/10/2023 10:03

Një 42-vjeçare është arrestuar në Tiranë për kontrabandë mallrash.

Në pranga ka rënë E. Rr., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila magazinonte dhe tregtonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Në Komunën e Parisit, gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases E. Rr., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shtetase nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA