Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një makinë policie është përplasur nga një makinë tjetër e tipit “Range Rover”.

Drejtuesi i makinës “Range Rover” ka goditur nga pas makinën e policisë, e cila si pasojë e përplasjes ka bërë dy rrotullime në rrugë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur efektivi i policisë dhe pasagjeri që ndodhej në makinë.

Ironik është fakti se shoferi që ka aksidentuar makinën e policisë,  dyshohet  se ka qenë nën efektin e alkoolit, dhe ka shkuar siç thotë dhe fjala e urtë popullore “si cjapi te kasapi”.

Pas aksidentit ai është shoqëruar në ambientet e Policisë se Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA