Jumpsuits mund t’i vishni çdo ditë, pavarësisht stinës, por këtë vjeshtë, vajzat e showbiz-it po e shndërrojnë në elementin kryesor të garderobës.

Jennifer Lopez, Sofia Vergara dhe shumë yje kanë zgjedhur kostume të gjera së fundmi. Lopez veshi një jumpsuit të mbërthyer në mënyrë elegante në qafë, teksa doli për drekë në Los Anxhelos.

Vergara zgjodhi një kostum pa rripa dhe të gjerë në fund, për të dalë në darkë me miket e saj.

Edhe Blake Lively mori vëmendjen me një jumpsuit në shfaqjen e modës Michael Kors 2023 në New York City.

Me një siluetë tërheqëse dhe lirshmërinë që ju mungon, kostume të tilla duhet të jenë pjesë e dollapit tuaj. Mund t’i kombinoni me këmisha me mëngë të gjata apo triko për ditët më të ftohta të vjeshtës.

Top Channel