Ministri britanik për Çështjet Europiane, Leo Docherty, ka qëndruar sot në Serbi në kuadër të një vizite në rajon, ku ka zhvilluar takime dypalëshe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç dhe ministren e Integrimeve Europiane, Tanja Mishçeviç.

Në njoftimin e ambasadës britanike në Beograd thuhet se Docherty ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës dhe i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë,

Ne dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe u bëjmë thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë që të punojnë së bashku për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, tha ministri britanik.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA