Personi në foto është Fatjon Dervishi, 38-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

37-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal.

Lajmërimi i familjarëve për vdekjen e 37-vjeçarit

Viktima kishte ndryshuar edhe emrin, nga Fatjon Dervishi në Ton Dervishi. Por, njihej edhe me emrin Toni Margen.

Policia dyshon se kjo vrasje zanafillën e ka tek e shkuara kriminale e vëllait të viktimës, Farbardh Dervisi, i cili mban edhe mbiemrin Doda dhe aktualisht ndodhet në burg. Në Spanjë Farbardh Dervishi ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me narkotikë por edhe me vepra të tjera penale si armëmbajtje, pastrim parash etj. I veshur si polic ai ka bastisur disa magazine droge në Spanjë që përdoreshin nga grupet rivale. Emri i tij del si person i implikuar edhe në zhdukjen e një shqiptari të identifikuar si Taulant Malshi në vitin 2018. Disa muaj pasi ai u kthye në Shqipëri sërish pati telashe dhe ra në pranga pasi plagosi të dashurën me një plumb në shpatull teksa ndodheshin në një dhomë hoteli.

Një tjetër pistë ku po heton policia është edhe e shkuara e viktimës, i cili megjithëse nuk rezulton i dënuar, ka qenë i skeduar nga ana e policisë për drogë dhe krime ndaj personit dhe pronës. Policia po verifikon dhe lidhjet e tij me disa persona me rekorde kriminale në zonën e Sukthit dhe të Shijakut. Në cilësinë e personave që kanë dijeni, policia ka shoqëruar shtatë persona, mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari në momentin e të shtënave). Po ashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone”, që ka ndjekur viktima.

Top Channel