![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/2024-06-24t181836z-723770202-rc2th8af1uk7-rtrmadp-3-italy-hungary_sd-800x450.jpg)
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës thotë se ka shkatërruar rrjetin e spiunëve rus në rajonin e Kharkiv.
“Kriminelët mblodhën informacione për vendndodhjen e fortifikimeve dhe rrugëve të lëvizjes së kolonave të pajisjeve ushtarake të forcave të mbrojtjes, duke përfshirë hekurudhat”- tha ai.
Katër anëtarë të dyshuar të rrjetit u arrestuan si pjesë e “operacionit me shumë faza”, tha SBU.
“Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve u gjetën kompjuterë dhe telefona celularë, të cilët i përdornin për të kryer veprime zbuluese dhe subversive kundër Ukrainës. Gjithashtu u sekuestruan tre granata luftarake”.
Tre u akuzuan për tradhti të lartë, ndërsa tjetri u akuzua për përdorim të paligjshëm të municioneve, ndërsa SBU është ende në kërkim të një personi tjetër, i cili besohet se ka ikur në Rusi.
Të katër të arrestuarit përballen me burgim të përjetshëm.
Top Channel