Askush nuk paguhet kaq shumë për t’u ulur dhe për të duruar sjelljen toksike në vendin e punës.
Kjo do të thotë që nëse punëdhënësi juaj ka ndonjë nga karakteristikat e mëposhtme për shkak të shenjës së tij të zodiakut, është mirë të filloni të aplikoni për punën tjetër.
Kur është nën presion, Dashi bëhet plotësisht i paparashikueshëm. Kjo do të thotë që personat që punojnë me të, nuk e kalojnë aq mirë, ndërkohë që duhet të pranojnë çdo absurditet të kësaj shenje sa herë që ai dëshiron të arrijë qëllimet e tij.
Pikërisht për shkak se nuk është në gjendje të bëjë kompromise, ai është një nga menaxherët më toksikë. Ai e percepton çdo kritikë si një sulm personal dhe vazhdimisht krijon konfrontime.
Akrepi ka sjelljen më manipuluese kur merr një pozicion drejtues. Ai nuk shfaq asnjë emocion, ka shumë pasiguri dhe pikërisht për këtë ka sjelljen më toksike ndaj ekipit të tij.
Kur rrethanat nuk janë në anën e një Ujori, atëherë ata mund të bëjnë çdo sakrificë derisa të jetë e tyre dhe t’ju konsiderojnë peng të tyre. Pra, nëse e keni këtë shenjë si shef, atëherë do të jeni mësuar me sjellje të paarsyeshme që janë rezultat i një ambicieje të pafund për të arritur gjithnjë e më lart me çdo kusht.
Kjo shenjë mban titullin e toksicitetit kur bëhet shef dhe nuk mund ta parashikoni kurrë sjelljen e saj. Ajo merr vendime të papritura dhe nuk mund ta kuptosh kurrë si mendon dhe si vepron.
Top Channel