Sipërmarrësja e njohur Juliana Nura do të jetë një ndër konkurrentet e spektaklit më të madh të kërcimit, “Dancing With the Stars”.

E ftuar në “Wake Up”, ajo ka treguar se është lindur dhe rritur në Finlandë dhe se ka punuar në vende të ndryshme të botës, ku një ndër punët që ka bërë është si mjeke në Finlandë.

Përsa i përket pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Dancing With the Stars”, Juliana shprehet tepër optimiste dhe e sigurt se do e fitojë këtë garë. Në krah të saj qëndron balerini i njohur që ka një eksperiencë prej 24 vitesh, Dion Gjinika, i cili ka marrë pjesë në 5 edicione të këtij spektakli dhe ka fituar dy herë.

Juliana tregon se u lumturua kur mori ftesën të jetë pjesë e këtij spektakli dhe se mbrëmjen e djeshme ajo u shpërngul në Tiranë.

“Kisha shumë dëshirë që të merrja pjesë dhe kur më erdhi ftesa u lumturova shumë dhe mbrëmë u shpërngula në Tiranë, për herë të parë në Shqipëri dhe është një ndjenjë e mirë”, shprehet Juliana Nura.

E pyetur se nëse i frikësohet konkurrentëve të tjerë, Juliana shprehet se nuk i trembet asnjë gjëje dhe është e sigurt që do jetë në finale, e pse jo të fitojë.

Juliana Nura: Unë jam një person që gjithë jetën time nuk kam pasur frikë dhe nuk i trembem asnjë gjëje. Nuk më intereson se sa shumë punë duhet të bëj.

Neada Muçaj: Ndërkohë pjesën tjetër të kastit e njeh, ke miqësi me ta?

Juliana Nura: Normale, Fifin e kam shoqe dhe shpresoj që me Fifin të jem në finale, edhe shpresoj që njëra nga ne të fitojë.

Dioni Gjinika: Që ditën e parë që ka ardhur, ka thënë që ‘unë do e fitoj’. Unë i thosha ne do jemi në finale, ajo thoshte ‘jo unë do e fitoj’.

Juliana Nura: Jo unë nuk kam ardhur këtu për në finale, kam ardhur për ta fituar. Gjithmonë me këtë synim hyj në çdo garë në jetën time, qoftë në punë, biznes, apo vend tjetër. Unë mendoj që njeriu duhet të jetë i qartë me mendimet e veta, pse po hyn dhe çfarë do nga ajo punë. Unë nuk kam hyrë këtu që të marr pak më shumë emër si Xhuli, por të tregoj që Xhuli është e shkathët edhe në kërcim, edhe në këtë sferë të jetës sime që  është një eksperiencë shumë e mirë. Faleminderit Top Channel.  

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” të konfirmuar zyrtarisht deri më tani janë:

Ronaldo Sharka dhe Frenki

Elvis Pupa dhe Jora

Sardi Strugaj dhe Erisa

Saimir Korreshi dhe Livia

Enxhi Nasufi dhe Silvi

Atalanta Kërçyku dhe Luixhino

Sara Karaj dhe Erindi

Armaldo Kllogjeri dhe Marjana

Arnita Beqiraj dhe Eni

Juliana Nura dhe Dion

Filloreta Raçi dhe Graciano

Eni Shehu dhe Odeta

Ina Kollçaku dhe Eltion

Roerd Toçe dhe Ensa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA