Pas një dite me vatra paralele të shumta zjarri në Bashkinë Fier dhe në zonën e Margllicit në Patos, mëngjesin e sotëm të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar.

Në pyllin me pisha në Darëzezë dhe në Peshtan nuk ka më asnjë vatër aktive ndërkohë që edhe në Margllic ku forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit , Roskovecit, Lushnjës, kompanisë Alppetrol, Vlora dhe Berati, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, dhe forca të ushtrisë kanë luftuar përgjatë gjitha natës me zjarrin në disa drejtime, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës.

Fatmirësisht flakët pranë tyre janë neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun, ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore.

Pas kësaj prit të ngrihen dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa është vënë në pranga autori i zjarrvënies. Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse të cilat me përparësi kanë parë vatrat me problematike.

Edhe në Vlorë u fikën zjarret gjatë orëve të para të mëngjesit nga reshjet e shiut.

Top Channel