Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e grabitjes së tre ditëve më parë në Durrës, të cilët i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj.
Si rezultat i punës hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
Akil Gjeçaj 27 vjeç, banues në Durrës dhe Arjos Gjongecaj 21 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel