Vdekja horror e Dj të famshëm turk në Londër, e therën me thikë dhe e përvëluan me ujë të nxehtë

21/09/2023 10:30

Një DJ i njohur turk dyshohet se u torturua për vdekje në Londër nga “banditë sadistë” të cilët i shkaktuan 94 lëndime.

Sipas mjekëve, Dj u rrah vazhdimisht me shkop, u godit me thikë në këmbë, ndërsa e dashura e tij u mbyll në një banjë për dy ditë.

Mehmet Koray Alpergin, 43 vjeç dhe e dashura e tij 34-vjeçare, Gozde Dalbudak, u rrëmbyen nga gjashtë burra pranë stadiumit të Tottenham Hotspur, ndërsa ktheheshin në shtëpi nga një restorant italian në Mayfair më 13 tetor 2022, sipas Telegraph.

Autorët me siguri kishin instaluar një pajisje gjurmuese në makinën e burrit. Dyshja hipën në automjete të veçanta. E dashura e Dj, Gozde Dalbudak u përfundoi në një lokal bosh dhe u mbyll në tualet.

Dj u gjet i zhveshur dhe i hedhur në një pyll dhe i ishte nënshtruar torturave të tmerrshme duke përfshirë rrahje me shkop, therje në këmbë dhe djegieve nga hedhja e ujit valë mbi të. Trupi i tij i pajetë u gjet nga një burrë duke shëtitur qenin e tij në pyll. Dalbudaku ishte i mbyllur në tualetin e lokalit për dy ditë.

Gjashtë burra janë në gjyq për vrasjen e rëndë, të akuzuar për vrasje, rrëmbim, burgosje dhe çoroditje të rrjedhës së drejtësisë.

Prokuroria pretendon se Koray Alpergin u rrëmbye dhe u torturua ose për t’u ndëshkuar për diçka që kishte bërë ose për ta detyruar atë të dorëzonte diçka që e dinte, ndoshta vendndodhjen e drogës ose të parave, që rrëmbyesit e tij donin të dinin.

“Është e qartë se para vdekjes së tij Koray Alpergin ishte zhveshur dhe torturuar tmerrësisht”, tha avokati i familjes Crispin Aylett.

“Nga numri dhe natyra e lëndimeve që ka pësuar, është e lehtë të imagjinohet se një grup banditësh sadistë e plagosnin me radhë, ose duke e goditur me grushte dhe shkelma, duke e rrahur me shkop, duke e përvëluar me ujë të valë dhe duke e therur me thikë në këmbë. Sulmi është i lidhur me krimin e organizuar dhe pothuajse me siguri me drogën”, tha avokati Aylett.

Alpergin, i cili zotëronte stacionin radiofonik në gjuhën turke me bazë në Londër, Bizim FM, ishte shprehur i shqetësuar përpara vrasjes së tij.

Të pandehurit mohuan çdo përfshirje apo pjesëmarrje në vrasjen e Dj Alpergin.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA