Emri/ Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset punonjësi i forcave “Shqiponja”, zbulohet identiteti

20/09/2023 19:50

Një punonjës i forcave speciale “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një aksioni për kapjen e një personi të armatosur në “Kinostudio”.

Autori ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë punonjësin e “Shqiponjave” Edlir Alleshin. Polici u transportua tek Trauma, ndërsa aktualisht ndodhet në sallë të operacionit.

Sipas policisë, në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, ndërsa janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve.

“Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur”, sipas policisë.

Top Channel