Gisela është konkurrentja e dytë që u bë pjesë në programin e dashurisë, “Për’puthen”, që sapo ka nisur sezonin e pestë në ekranin e Top Channel.
Ndërkohë, në radhët e djemve që vajzat këtë herë mund të zgjedhin për të njohur dhe për të dalë në takimi, u shtua Armando. Ai është 36 vjeç dhe vjen nga Gjermania për të gjetur dashurisë.
Moderatorja Megi Pojani njoftoi se në këtë sezon do të rikthehen takimet katër minutëshe dhe mundësia e parë iu dha Giselës.
Armando: Dëgjova që the është hera e parë me një djalë shqiptar
Gisela: Po
Armando: Si ka ndodhur?
Gisela: Nuk më ka rastisur
Armando: Nëse do të njihje një nga këta djem, çfarë do të bëje
Gisela: Nuk e di Akoma. Ndoshta do ta bëja gjysmë përgjysmë… nuk e di
Armando: Çfarë pune bën
Gisela: Jam real estate dhe kam një studio timen ku bëj art abstrakt dhe i shes on line
Armando: Ah, super
Gisela: Është hobi im, por e bëra edhe biznes
Armando: Shumë bukur
Gisela: Ti, çfarë bën?
Armando: Kam një biznes që transportoj kontejnerët
Gisela: Kam ikur në ’90 nga Shqipëria
Armando: Edhe prindërit e mi
Gisela: Sa vite ke single?
Armando: Kam më shumë se dy vite. Kam provuar eksperienca vetëm me të huaj, nuk gjenden shumë lehtë shqiptarët
Në fund të takimit, të dy konkurrentët dhanë përshtypjet e para të takimit.
Gisela: U ndjeva mirë, natyrshëm. Nuk mund të them diçka që s’më pëlqeu
Armando: Edhe mua më pëlqeu, është vajzë e mirë, si në takim, si në të folur
Top Channel