Mbledhja e asamblesë vjetore të OKB-s shfrytëzohet si një mundësi e mirë nga udhëheqësit botëror në zhvillimin e takimeve bilaterale.

Jo vetëm në nivele politike por edhe ato të fushave të tjerë.

Kryeministri Edi Rama në New York i shoqëruar nga ministri punëve të jashtme Igli Hasani, serinë e takimeve bilaterale e nisi me shefin e diplomacisë angleze James Cleverly.

Vetë kryeministri dhe zyra e shtypit në qeveri nuk kanë dhënë detaje se për çfarë është diskutuar.

Ora 11:00 e të Mërkurës do ta gjej kryeministrin Edi Rama në drejtimin e mbledhjes të Këshillimit Sigurimit ku për të dytën herë Shqipëria mban presidencën.

Pritet që kësaj seance me debat e kryesuar nga Shqipëria, ti bashkohet edhe presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky.

Tema për diskutim në këshill do të jetë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Një ditë më parë ministri punëve të jashtme Igli Hasani është takuar me homologun italian Antonio Fajani.

Pas këtij takimi ministri Hasani përmes Twitter tha se “ Shqipëria është e vendosur të bëjë gjithçka në plotësimin e kushteve të cilat do të shtrojnë rrugën drejt perspektivës së integrimit”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA