Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Katy Perry ka shitur një paketë të të drejtave të saj muzikore te Litmus Music, me burime të shumta që e vlerësojnë marrëveshjen në 225 milionë dollarë.
Shitja, e cila u njoftua të hënën, mbulon të pesë albumet e Perry të lëshuar për Capitol Records, nga One of the Boys e 2008-ës deri tek Smile e 2020-ës.
Kjo përfshin hitet si Firework, Teenage Dream, Hot ‘n’ Cold, California Gurls dhe I Kissed A Girl.
Është marrëveshja më e madhe e katalogut për një artist të vetëm këtë vit.
Justin Bieber e mbante më parë titullin, pasi shiti aksionet e tij në Hipgnosis Songs Capital me bazë në Mbretërinë e Bashkuar në janar për 200 milion dollarë.
Litmus tani zotëron aksionet e Perry-t në regjistrimet kryesore dhe botimet për disqet, që do të thotë se do të mbledhë çdo përfitim që fiton muzika.
Dy nga këngët e saj – Dark Horse dhe Roar – kanë më shumë se një miliardë transmetime në Spotify. Roar është gjithashtu një nga videot më të shikuara të të gjitha kohërave në YouTube, me 3.8 miliardë luajtje.
Një yll i madh në vitet 2010, Perry ka ngadalësuar shkallën e saj të punës në vitet e fundit, duke u përqëndruar në rezidencën e saj në Las Vegas dhe duke rritur një familje me partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom.
Ajo gjithashtu do të kthehet për sezonin e saj të shtatë si gjyqtare në American Idol vitin e ardhshëm.
Top Channel