Një nënë 38-vjeçare nga Utah është tronditur nga reagimi i shumë përdoruesve ndaj një postimi që ajo bëri për djalin e saj adoleshent disa javë më parë.
Amber Wright tregoi se u sulmua nga përdorues të ndryshëm në internet pasi videoja që ajo postoi duke përqafuar djalin e saj 16-vjeçar pas një ndeshje futbolli u bë virale për… arsyet e gabuara.
“Isha shumë krenare për të. Unë isha thjesht një nënë krenare që përqafoja fëmijën tim”, tha Wright për videon që postoi në Instagram muajin e kaluar, kur ajo shkoi me të afërmit e tjerë për të suportuar djalin e saj duke luajtur në një lojë shkollore. “Nuk e prisja kurrë që do të kishte njerëz që do të më shkruanin se po e abuzoj seksualisht, se po e josh”, thotë ajo.
View this post on Instagram
Në videon në fjalë shihet 38-vjeçarja duke e përqafuar fort fëmijën e saj pas ndeshjes, duke e uruar për fitoren e skuadrës së tij. Vetë Wright shkroi postimin e saj: “Ky djalë ka dhe do ta ketë gjithmonë zemrën time. Kur iu afrova fëmijës tim për një përqafim pas garës, ai më mori menjëherë dhe më mbajti në krahë. Mund të kishte qenë 20 sekonda, 30 sekonda, një minutë, nuk e kam idenë. Në atë moment koha u ndal plotësisht. Sinqerisht nuk e di se çfarë të mire kam bërë për të merituar ty, Brix Wright, por jam mirënjohëse për çdo moment të çdo dite që të kam pranë”.
Pak çaste më vonë ajo postoi një tjetër foto të tyre duke buzëqeshur së bashku, duke shkruar: “Vetëm… ai”.
Postimet specifike, që tregojnë marrëdhënien e ngushtë të 38-vjeçares me fëmijën e saj, shkaktuan komente të forta në rrjetet sociale, fillimisht nga ndjekësit e gruas dhe më pas nga të panjohurit që panë videon të ripostohej nga llogari të tjera. “Do të ishte bukur nëse do të ishte e dashura e tij, jo nëna e tij”, ka shkruar një komentues. “Ah, ju jeni një nga ato nëna”, shtoi një tjetër me kuptim. “Në foto duket sikur jeni duke hipur mbi djalin tuaj. Gjithashtu veshja juaj është shumë seksi për një lojë futbolli në shkollë”, vuri në dukje një tjetër.
View this post on Instagram
Sigurisht që nuk kanë munguar edhe komentet në mbështetje të gruas, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe që një nënë të shprehë dashurinë për djalin e saj në mënyrë spontane.
Gruaja pranoi se ky përqafim i veçantë ishte më i ngarkuar emocionalisht se zakonisht, por jo për arsyet që disa njerëz mendojnë.
Top Channel