Beniada për marrëdhënien e Jorit dhe Fred de Palmës: Mos e shikoni nga tatuazhet

19/09/2023 11:10

E ftuar në “Wake Up”, Beniada ka folur për çiftin Jori dhe Fred De Palma.

Ajo shprehet se krijojnë një çift shumë të bukur dhe shkojnë shumë bashkë. Ndoshta pamja e reperit apo dhe tatuazhet e bëjnë të duke më të egër apo të fortë, por sipas Beniadës, ai ka një zemër shumë të mirë.

Beniada Nishani: Unë mendoj se janë një çift shumë i bukur, shkojnë shumë bashkë. Fred De Palma është një nga artistët më të mirë italian dhe mos e shikoni nga pamja, nga tatuazhet!

Blendi Salaj: Po nga ta shohim?

Beniada Nishani: Nga zemra, ndonjëherë pamja të gënjen. Tatuazhet e bëjnë të duket pak më të fortë, por ka një zemër të mirë dhe bashkë janë një super çift.

Përsa i përket profitit të djalit që Beniada do të ketë në krah, ajo shprehet se nuk ka asnjë kusht në lidhje me pamjen e një mashkulli, për të e rëndësishme energjia që ai ka dhe humori.

Beniada Nishani: Nuk kam pasur asnjëherë një profil fizik, sigurisht energjia, shikimi, humori. Unë pa një person pa humor nuk jetoj dot.

Blendi Salaj: Nëse do të thoshim cili është tipari jo fizik që të tërheq tek një mashkull do ishte?

Beniada Nishani: Karakteri, humori dhe sinqeriteti. Pa sinqeritetin nuk ecim dot larg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA