Një vatër e madhe zjarri gjatë pasdites së djeshme dogji me dhjetëra hektarë pyje e kullota në Bulqizë.

Zjarri ra sipër fshatit Koçaj në malin “Ura e livadheve të Karaj, ndërkohë vatra ka vijuar edhe gjatë natës.

Paraditen e sotme zjarri është fikur falë edhe temperaturave të ulëta.

Mësohet se policia e Bulqizës ka proceduar një shtetas me iniciali R.L si i dyshuar për vënien e zjarrit.

Top Channel