Përveç barnave të skaduara nëpër pavijone dhe në farmacinë e spitalit Auditi i Kontrollit të lartë të Shtetit ka konstatuar një tjetër shkelje të rëndë në spitalin e Traumës.

Ndonëse është një ndër spitalet që përballon fluksin më të  madh të pacientëve në raste fatkeqësish apo aksidentet e shumta që ndodhin vend, në  Spitalin e Traumës nuk ka frigoriferë morg për mbajtjen e trupave  të pacientëve që humbin jetën.  KLSH ka ushtruar kontroll për periudhën 2021 2022 dhe vetëm  gjatë vitit 2021 kanë humbur jetën në këtë spital 91 pacientë që do të thotë që nuk janë mbajtur në kushte frigoriferike.

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konkluduar se në Spitalin e Traumës nuk ka ambiente të përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre ligjore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë e spitalit të Traumës të marrë masa të menjëhershme për të krijuar kushte të përshtatshme sipas standardeve të kërkuara për të administruar trupat e pajetë të cilët humbin jetën në spitalin e Traumës.

Janë mbi 30 rekomandime që KLSH ka lënë të zbatohen menjëherë  nga drejtoria e spitalit të Traumës dhe Ministria e Shëndetësisë ku ndër të tjera edhe në lidhje me sigurimin e kushteve të përshtatshme të shpërndarjes së ushqimit tek pacientët  pasi cenonin sigurinë e ushqimit por edhe rishikimin e menusë pasi operatori nuk respektonte kriteret e përcaktuara.

 

Top Channel