Hodhi armën nga makina për t’i shpëtuar policisë/ Arrestohet shoferi në Kurbin, nën hetim katër pasagjerët

16/09/2023 10:02

Një 28-vjeçar u arrestua në Kurbin për armëmbajtje pa leje

Kur policia sinjalizoi makinën e të riut për të ndaluar, ai hodhi nga dritarja e mjetit armën e zjarrit tip pistoletë me fishekë brenda, të cilën e mbante pa leje. Arma u sekuestrua në afërsi të fshatit Shëmri, ndërsa 28-vjeçari u vu në pranga.

Ai do të hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Ndërkohë, në hetim për “Moskallëzim krimi”, janë vënë katër pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, A.XH., 45 vjeç, B.M., 56 vjeç dhe Z.K., 50 vjeç.

Top Channel