Tajvani “fshikullon” Elon Musk: Ishulli nuk është për shitje!

15/09/2023 13:34

Tajvani nuk i priti mirë komentet e miliarderit amerikan Elon Musk se ishulli është pjesë e Kinës.

“Dëgjo, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht që nuk është në shitje”, deklaroi ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu. Në një samit biznesi këtë javë, Musk hoqi paralele mes Tjvanit e Havait, duke e quajtur “pjesë integrale” të Kinës. Pekini e konsideron ishullin pjesë të tij dhe tensionet mes dy vendeve lidhur me këto pretendime janë rritur dukshëm vitin e fundit.

Këtë javë, Kina rinisi stërvitje ajrore dhe detare rreth Tajvanit, veprim që tashmë po përsëritet shpesh. Kjo nuk është hera e parë që Musk, i cili ka interesa biznesi në Kinë, e ka zemëruar Qeverinë në Tajvan për komentet e tij. Në tetor, ai doli me pretendimin se tensionet mes Pekinit dhe Taipeit mund të zgjidhen duke i dhënë Kinës kontroll mbi Tajvanin.

Këto pohime i përforcoi më pas më pas në një intervistë për Financial Times ku tha se beson që dy qeveritë mund të arrijnë marrëveshje “të arsyeshme”. Kina dhe Tajvani janë ndarë që gjatë luftës civile më 1940, por Pekini vazhdon të insistojë që ishulli t`i kthehet dikur.

Top Channel