U kap me 4 pistoleta “Glock” rrugës për në Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Unë u nisa për pushime, shoku më futi qesen e zezë në makinë dhe iku Një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë në Burrel, pasi shfaqi probleme shëndetësore në çerdhe.
Sipas policisë, ai kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar nga dy edukatore në spitalin e Burrelit.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së të miturit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Mat/informacion paraprak
Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel