Top Channel kaq siguruar pamje nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku janë qëlluar për vdekje gjashtë persona.
Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, ku sipas autoriteteve greke janë të gjithë të rinj turq. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj. Fillimisht olicia hodhi dyshime se të ekzekutarit ishin shqiptarë por pas verifikimeve të mëtejshme u konfirmua se viktimat ishin shtetas turq.
Mbi 200 gëzhoja, të dala nga 4-6 armë të ndryshme janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.
Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimin për tragjedinë që tronditi zonën këtë pasdite.
Βίντεο από το σημείο της δολοφονικής επίθεσης στη #Λούτσα – Οι πρώτες πληροφορίες κάνουν λόγο για έξι νεκρούς. pic.twitter.com/HFPgtskgHx
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) September 11, 2023
Top Channel