Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”.

Një automjet me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur një këmbësor me iniciale Ll. P..

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat të riun, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Top Channel