Emisioni Fiks Fare solli rastin e një zonje nga Vlora e cila që në prill të vitit 2022 kishte aplikuar për rivlerësimin e banesës së saj në Vlorë, por nuk kishte marrë kurrë përgjigje.

Jorgji Rapo tregoi për emisionin Fiks Fare se aplikoi në atë kohë meqë rivlerësimi do bëhej me 3 përqind. Por edhe pse kanë kaluar një vit e gjysmë akoma nuk ka një përgjigje në sistemin e noteres për rastin.

“E kam bërë aplikimin me notere, kemi çuar të gjitha dokumentet, kemi vajtur për një vit e gjysmë shumë herë në dyert e ASHK-ës nuk na pret dhe sqaron askush” thotë Rapo

Ajo sqaron se kjo gjë e pengon për të shitur shtëpinë, ka gjetur blerës, por nuk i ka dalë rivlerësimi.

Fiksi solli përgjigjet që qytetarja merr te noterja dhe nga zyrat e ASHK Vlorë.

Në bisedë me noteren që ka bërë aplikimin kjo e fundit thotë të gjithë fajin e ka Kadastra. Ajo sqaron se nuk ka më të drejta dhe kompetenca mbi aplikimin, ajo vetëm aplikon online dhe ngarkon dokumentet.

Ndërkohë punonjësi i sigurisë pranë zyrave të ASHK-së i thotë qytetares që në institucion askush nuk e pret dhe sqaron, sepse nuk punon sistemi, ndaj edhe ai nuk e lejon të hyjë brënda. Duke vërtetuar kështu shqetësimet e qytetares që ngriti për gazetarët e Fiksit.

Këta të fundit shkuan menjëherë në ASHK, punonjësit e këtij institucioni morën përsipër menjëherë zgjidhjen e rastet dhe pritën qytetaren në zyrat e tyre.

Kështu qytetarja në një telefonatë me gazetarët e Fiksit tregon se e zgjidhi menjëherë problemin. “Fal jush e zgjidha problemin menjëherë, më pritën shumë mirë dhe e zgjidhën, ftoj të gjithë qytetarët që t’i drejtohen Fiksit për problemet e tyre” tha znj.Jorgji

 

 

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA