Tentoi të hapte derën e avionit mbi 9000 metër lartësi, heroi shqiptar neutralizon pasagjerin ‘e çmendur’

07/09/2023 20:02

Një pasagjer shqiptar ka bërë një gjest heroik, duke u përballur në mënyrë të guximshme me një burrë në avion, pasi gjatë një fluturimi ky i fundit sulmoi një anëtar të ekuipazhit dhe u përpoq të hapte derën e urgjencës në rreth 9200 metra lartësi.

Fluturimi, i nisur nga Tel Avivi për në aeroportin Luton në Londër të hënën, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Beograd.

Victor Troboloni, 45 vjeç, ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin në momentin që ky i fundit u përpoq të hapte me forcë derën e urgjencës dhe shkoi të godiste një stjuardesë mashkull. Pamjet rrëqethëse tregojnë burrin duke bërtitur, ndërsa Victor në mënyrë të guximshme e ul përtokë në bordin e avionit Wizz Air.

“Ai ishte ulur prapa dhe u përpoq të hapte derën e daljes emergjente në momentin që ka flakë. Është shumë e lehtë të hapësh një dalje zjarri, vetëm tërhiqe dorezën dhe kaq.

Ia dola ta ulja në tokë. Djali ishte shumë i rëndë… E mbërtheva me kokë sa erdhën stjuardesat dhe ia lidhën duart me lidhëse plastike… Më duhej ta bëja. E mbajta për 10 minuta, po i merrej fryma, u lodh. Stjuardesat e lidhën 45 minuta deri në 1 orë para se të zbrisnim në Beograd”- tha Troboloni.

Në pamjet e momenteve tensionuese, Victor shihet i veshur me një kapele bejsbolli dhe duke mbajtur sulmuesin poshtë në rreshtin e kabinës. Me ndihmën e disa personave të tjerë, Troboloni ia doli ta frenonte atë derisa stjuardesa mundi të siguronte një kabllo për lidhjen me qëllim bllokimin e tij.

Një grup i guximshëm ekuipazhi dhe pasagjerësh më pas duket se e zhvendosën njeriun në anën e rrugës në bord për pjesën e mbetur të fluturimit. Dikush mund të dëgjohet duke bërtitur “mbylle” gjatë përleshjes, dhe në një pjesë të pamjeve dëgjohen ulërima nga sulmuesi.

Sipas Victor, sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë incidentit. 45-vjeçari shpjegoi se burri po sillej çuditërisht edhe më herët gjatë fluturimit, duke ecur lart e poshtë në koridorin e avionit nga hyrja nga kabina e pilotit, dhe më pas deri në daljen e emergjencës në anën tjetër.

Inxhinieri i avionit, i cili po udhëtonte vetëm, ishte ulur vetëm disa rreshta larg dhe nga obzervimi disa minutësh që i bëri agresorit, e kuptoi se diçka nuk shkonte.

E pashë lartë e poshtë, ndoshta duke kërkuar pika të dobëta në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje.

Kështu që e di se çfarë ndodh në ajër, gjatë fluturimit rreth 11 km mbi nivelin e detit, ju nuk keni shpëtim. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tha 45-vjeçari shqiptar, duke shtuar se dy burra të tjerë – Usama, 65 vjeç dhe Jose, që ishin duke udhëtuar me gruan dhe fëmijët e tyre nga Mançesteri – e ndihmuan gjatë incidentit.

Victor, me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në St Albans.

“Unë isha me fat që e kapa atë fluturim sepse isha në tranzit nga Stambolli në Tel Aviv dhe më pas po kthehesha në Mbretërinë e Bashkuar për të parë nënën time në St Albans”- tha ai, duke shtuar se gjatë incidentit të tmerrshëm mblodhi forcat për t’i bërë ballë situatës, pasi mendoi se në të kundërt mund të mos e shihte të ëmën e tij më kurrë.

Victor shpjegoi se shumë nga njerëzit në bord ishin gra dhe fëmijë, të cilët mbetën dukshëm të tronditur dhe të mërzitur. Pasi sulmuesi u lidh, disa prej tyre falënderuan Viktorin për aktin e tij heroik.

Një zëdhënës i Wizz Air i tha Sun Online se: “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit janë përparësia kryesore e kompanisë. Kompania shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident i papritur.”

Kliko këtu për të parë videon:

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA