![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/b92e3cc9-29ed-4e19-a26b-08dd4a814ce6_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Shkon në katër numri i të vdekurve në Greqi, nga moti i keq ‘Daniel”.
Një 49-vjeçar nga Petrotos, u gjet i pajetë sot, i mbuluar nga materialet e që ka marrë uji me vete. 49-vjeçari ndodhej në një vend që ishte bërë i vështirë dhe i paarritshëm për shkak të përrenjve që shkaktuan dëmtime të pallogaritshme në zonë.
Informacioni për këtë çështje është dhënë nga zjarrfikësja, ku thuhet: Trupi i një burri është nxjerrë nga një përrua pranë vendbanimit Petroto Domokou në Fthiotidë dhe është marrë me autoambulancë.
49-vjeçari ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjesin e së mërkurës për t’u kujdesur për kafshët e tij, para se të shfaqeshin kushtet e rrezikshme të motit dhe që atëherë nuk kishte dhënë asnjë shenjë jete.
Top Channel