Ministria e Brendshme nuk jep më tendera! Miratohet vendimi, do të krijohet shoqëri aksionare me kapital 100 % shtetëror

07/09/2023 19:46

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjteje vendimin që Ministria e Brendshme të mos japë me tendera.

Pas kërkesës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara nuk i përket më kësaj ministrie. Në këtë mënyrë, Balla ka vendosur që çdo tender i kësaj ministrie të jetë në përgjegjësinë e një strukture të posaçme dhe jo më në varësinë e ministrisë se Brendshme.

Ndërkohë, me vendim të qeverisë, është vendosur krijimi i një shoqërie aksionare me kapital 100 % shtetëror. Do të quhet Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe do të ofrojë shërbime të prokurimeve për autoritetet apo entet kontraktore. Kjo shoqëri do të jetë nën varësinë e ministrisë përgjegjëse për ekonominë.

Kapitali fillestar për krijimin e kësaj shoqërie është 20 milionë lekë dhe do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Kështu, OBP-ja do të jetë organi qendror blerës, me mision “kryerjen e procedurave të përqendruara të prokurimit për mallra, punë, shërbime të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve në varësi të Kryeministrisë e ministrave të linjës”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA