Në mes të Tiranës, në gjendje të mjerueshme ekonomike! Qytetari kërkon ndihmë për fqinjin në “Ti Raporton”

06/09/2023 18:51

Në mes të Tiranës, në gjendje të mjerueshme ekonomike.

Përmes një mesazhi në “Ti Raporton”, një qytetar nga Tirana ka ngritur shqetësim për gjendjen e rëndë në të cilën jeton fqinji i tij i një kati më sipër.

Në disa foto të nisura pranë redaksisë së Top Channel, zotëria shihet i vetmuar dhe pa kushtet minimale të jetesës; me suvanë e tavanit të dhomës së ndenjes dhe tualetit të rënë, mungesë të theksuar higjene, duke përdorur kova dhe bidona për të mbledhur ujin.

Quhem Ferdinant Hysenbelliu dhe jetoj në Don Bosko. Shqetësim më është bërë një komshi që jeton një kat më lartë pallatit ku jetoj. Është në gjendje shumë të keqe ekonomike. Kujt mund t’i drejtohemi për më shumë”- shkruan ndër të tjera Hysenbelliu, krahas fotove mëposhtë.

Apelit për ndihmë Hysenbelliu i ka bashkëngjitur edhe një numër kontakti për këdo që dëshiron të ndihmojë të moshuarin në fjalë.

+44 7424 778928

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA