Kuvendi nis me debate/ Nikolla: Basha kryetar grupi i PD! Revoltohet Bardhi: Mos provokoni deputetët e opozitës

04/09/2023 10:36

Ka nisur me debate seanca e parë e sesionit të ri parlamentar mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla.

Lindita Nikolla ka njoftuar në Kuvend se kreu i Grupit të PD është Lulzim Basha, pasi nga kjo detyrë u shkarkua Gazment Bardhi.

Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.

Njoftimi nuk u prit mirë nga Gazment Bardhi, i cili nuk njeh shkarkimin e tij. Ai tha në Kuvend se kryetarin e grupit të PD nuk mund ta zgjedhë partia Socialiste.

Ju mund të talleni me qytetarët por ta harroni kur kryetarin e grupit të PD ta zgjedhë partia Socialiste. Ti dhe Rama t’i bëni llogaritë mirë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në parlament të jenë lexuar njoftimet e partive politike. Ato ta kryejnë veprimtarinë e tyre jashtë kësaj salle. Janë deputetët që vendosin kush është kryetari i grupit parlamentar. Ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës. Ky është paralajmërim i qetë dhe qytetarë. Kuvendi ka grupet parlamentar,e Edi dhe Veliaj nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit të Partisë Demokratike.”- u përgjigj Bardhi.

Edhe jashtë Kuvendit, Bardhi tha se nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit

Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq borxh ja kam për hir të bashkëpunimit.”.-tha Bardhi.

Ndërkohë Çuçi është prezantuar sot si kryetar i grupit parlamentar të partisë socialiste. Vendimi për ta vënë ish-Ministrin e Brendshëm në krye të grupit parlamentar të PS-së është marrë nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbajtur në korrik dhe sot ai ka marrë miratimin e deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Berisha nga ana tjetër ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe deputetëve të tij në takimin e thirrur të martën nga Gazment Bardhi.

FOTO GALERI
25/59

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA