Gjatë intervistës së saj me Grida Dumën, Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar edhe krizën në veri të Kosovës dhe mënyrën se si e menaxhoi kryeministri Kurti.

Ajo është shprehur se koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran, por përkundrazi do të kishte më shumë rezultate pozitive.

Osmani tha se ka pasur raste qe politikanët e Kosovës nuk janë koordinuar me aleatët dhe në këto raste nuk i ka dalë mirë rezultati.

“Mendoj që koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran. Koordinimi me ta nënkupton më shumë sukses më shumë rezultate dhe kjo është dëshmuar në këto 22 vite. Ndojëherë ka raste ku jo domosdoshmërisht strategjia apo taktikat janë identike me atë që mund t’i mendojnë aleatët por në asnjë moment nuk kemi pasur dallime në atë që është qëllimi përfundmitar i yni. Përderisa qëllimi përfundimtar është njësoj, strategjia duhet të koordinohet në mënyrë që të arrijmë atë qëllim më shpejt e më mirë. Jo gjithnjë pajtohemi me taktikat bashkë me miqtë tanë, por gradualisht vijmë tek pika e përbashkët. Ka pasur raste gjatë këtyre 20 vitëve që politikanët tanë nuk e kanë pasur durimin që të tentiojnë ti bindin aleatët tanë që veprimin ta marrin të koordinuar dhe të përbashkët. Nuk na ka dalë mirë sado që Kosova ka pasur të drejtë, sado ka zbatuar kushtetutën e saj”- tha Osmani.

Top Channel