Këshilltari i Kurtit: Në Bruksel do shkojmë për zbatim të marrëveshjes!

01/09/2023 11:40

Pas njoftimit se takimi i radhës për dialogun Prishtinë-Beograd do të zhvillohet në Bruksel në 14 shtator, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, pohoi se pala kosovare atje do të shkojë për zbatimin e Marrëveshjes dhe të Aneksit me të cilat palët kanë rënë dakord në parim.

Tani, ato për të cilat u pajtuam, duhet të nënshkruhen u shpreh ai. Zulfaj theksoi se në çdo takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë do të diskutohet pjesa e hapave që do të ndërmerren në zbatimin e secilit nen.

“Takimet janë për zbatimin e marrëveshjeve. Gjërat e tjetra nuk kontribuojnë për normalizimin e raporteve. Shkojmë në Bruksel për të zbatuar Marrëveshjen e cila mirë është të firmoset tashmë”, ishte komenti i tij. Mosbesimi i Prishtinës ndërkohë, kundrejt qasjes së Serbisë, vazhdon të mbetet i lartë.

“Besoj të gjitha ata që kanë pasur, e njohin tashmë qëndrimin serb. Aleksandwr Vuçiçi premtonte t’i vendoste sanksione Rusisë në takime të fshehta. Pritjet afatshkurtra ndaj presidentit serb janë të mëdha, ne vazhdojmë me sundimin e ligjit e nuk presim. Bashkimi Europian dhe të tjerët po presin që Vuçiçi të ndryshojë, ama kjo nuk po ndodh, ndaj edhe pritja po bëhet afatmesme dhe afatgjatë. Por pritjet janë të gabuara. Jam skeptik ndaj regjimit të Serbisë. Ai as nuk firmosi, e votoi kundër në Këshillin e Evropës”, u shpreh këshilltari.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel njoftoi një ditë më parë se do të presë në 14 shtator në Bruksel udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për një takim të nivelit të lartë. Kryediplomati europian theksoi se  në takim do të kërkohen zgjidhje për situatën aktuale ndërmjet dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA