25/11 16:24
Në familjen e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt sot ka festë.
E vogla e tyre feston një vjetorin e lindjes por njëkohësisht edhe pagëzimin.
Pas një viti nga ardhja në jetë e vajzës së saj Zoi, moderatorja vendosi të ndajë disa foto të së bijës, gjatë momenteve në kishë.
Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.
“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”.
Top Channel