Më 31 gusht 1997, princesha e popullit u vra në një aksident automobilistik, së bashku me Dodi Al Fayed dhe shoferin e tyre, Henri Paul në nënkalimin Alma në Paris.

Në 26-vjetorin e vdekjes së saj, vëllai i saj Charles Spencer bëri një postim të veçantë për të në llogarinë e tij në Twitter.

Në veçanti, 59-vjeçari Charles ndau me publikun një foto të rrallë të princeshës nga fëmijëria e saj.

Në të, vëllai dhe motra pozojnë për kamerën, ku Dianën e ka të vendosur krahun rreth shpatullave të vëllait të saj, i cili është duke buzëqeshur.

Që nga postimi i saj, fotografia është bërë virale me mbi 89,000 shikime.

Top Channel