Minoriteti grek po trajtohet me sy skeptik? Rama: E pavërtetë, është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës 

30/08/2023 18:53

Kryeministri Edi Rama i ftuar në intervistë për televizionin kombëtar grek ERT, u pyet nëse minoriteti grek në Shqipëri po trajtohet me sy skeptik nga sistemi politik shqiptar, edhe pse kanë kaluar 80 vjet nga mbarimi i luftës së dytë botërore.

Rama padyshim e cilësoi si të pavërtetë këtë supozim, dhe për më tepër e quajti minoritetin grek si një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës dhe një urë e pazëvendësueshme për ta ushqyer dhe për ta forcuar miqësinë mes të dy vendeve.

Kryeministri gjithashtu tha se Greqia duhet t’i japë fund ligjit të luftës, pasi pengon rrugën e përbashkët të dy vendeve. Për të theksuar edhe njëherë raportin mes dy vendeve, ai tha se beson tek miqësia, partneriteti dhe interesi i përbashkët, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë apo në Athinë.

Kanë kaluar 80 vjet nga mbarimi i luftës së dytë botërore edhe janë nënshkruar disa traktate miqësie, janë rinovuar më saktë midis dy vendeve. Minoriteti grek në Shqipëri duket sikur trajtohet me një sy skeptik nga sistemi politik shqiptar. Dhe jemi në vitin 2023!

Kryeministri Edi Rama: Sipas meje, kjo është tërësisht e pavërtete në terrenin e fakteve. Ka 80 vite që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe akoma sot Greqia ka në fuqi ligjin e luftës, gjë që është një arkaizëm i madh dhe gjë për të cilën ne jemi shumë të interesuar që ta shohim të largohet një herë e përgjithmonë nga rruga jonë e përbashkët. Ndërkohë që, unë besoj shumë tek miqësia, tek partneriteti strategjik dhe tek interesi i madh i përbashkët i yni, Shqipërisë dhe Greqisë për të forcuar sa më shumë këtë miqësi, ashtu sikundër besoj në faktin e thjeshtë që minoriteti grek në Shqipëri është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës dhe një urë e pazëvendësueshme për ta ushqyer dhe për ta forcuar miqësinë mes të dy popujve, mes të dy shteteve dhe patjetër edhe mes dy qeverive, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë dhe pavarësisht se kush qeveris në Athinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA