Britania e Madhe u bë Anglia e Vogël pas Brexit, një vend që ka negociuar me veten për dhjetë vjet
Një histori me një fund të lumtur përfshiu dy të sapomartuar në Foggia, të cilët një ditë pasi i thanë “PO” njëri-tjetrit, makina e tyre u vodh dhe brenda ishin akoma veshjet e dasmës, fustanet e nuses, kostumi i dhëndrit dhe djalit të tyre të vogël.
Surpriza e keqe për çiftin e sapomartuar erdhi mëngjesin pas dasmës, kur Rosalba dhe bashkëshorti i saj pas natës së parë të martesës u kthyen te vendi ku kishin parkuar makinën por ajo nuk ishte aty. Automjeti, një Fiat Punto Evo, ishte zhdukur dhe bashkë me të edhe fustanet e nuses. Por çifti nuk u mjaftua vetëm me denoncimin në polici. Rosalba, bëri dhe një thirrje te Foggia Today , ku i kërkonte hajdutit që ta mbante makinën por të paktën t’u kthente veshjet e ceremonisë: “Ishte vërtet bukur. Do të doja shumë ta kisha dhe shihja përsëri fustanet e mia. Më ndihmo t’i gjej”, i drejtohej ajo hajdutit.
Apeli i nuses u bë menjëherë viral dhe shumë njerëz iu bashkuan thirrjes së Rosalbës dhe bashkëshortit të saj.
Dhe “mrekullia” ndodhi sot në mëngjes. Makina e çiftit të sapomartuar u gjet mëngjesin e së mërkurës në via Zara në qendër të Foggia-s, e cila ishte vjedhur mëngjesin e së dielës menjëherë pas dasmës së tyre me fustanet e nusërisë brenda dhe me shënimin: “Hajdut po, por me zemër”.
Ishte një karabinier jashtë detyrës vuri re një makinë që bllokonte tranzitin dhe njoftoi policinë lokale: duke pritur patrullën, vuri re se brenda kishte fustane nuseje dhe kuptoi se ishte pikërisht makina e vjedhur disa ditë më parë. “Falënderojmë të gjithë njerëzit që kontribuan në zbulimin e makinës dhe mbi të gjitha të fustanit të nusërisë. Nëse nuk do të kishte një mobilizim të vërtetë, ky rezultat nuk do të kishte ardhur”, ndaj Pasquale, 36 vjeç, bashkëshorti i 37-vjeçares Rosalba, falënderon për gjetjen e makinës dhe mbi të gjitha fustanet e nusërisë. “Këtë mëngjes – thotë Pasquale – ne u kontaktuam nga komanda e Karabinierëve që na paralajmëruan për zbulimin. Nuk kam dëshirë t’i them asgjë hajdutit, edhe sepse nuk mendoj se është penduar.
Top Channel