Në kohën kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e lidhi vazhdimin e dialogut me heqjen e regjimit të vizave, Bashkimi Europian përsëriti kërkesat ndaj Prishtinës e Beogradit të hedhin hapa për vazhdimin e procesit të ndërmjetësuar prej tij, pa dashur të përmendë ndërkohë afate kohore se kur mund të ndodhë një takimi i nivelit të lartë në Bruksel.

“Puna për dialogun po vazhdon. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht javëve të fundit se ka një pritje të qartë nga ana e BE-së që palët t’i ndërmarrin hapat e përvijuar shumë qartë për uljen e tensioneve dhe të krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut”, u shpreh Peter Stano për REL.

Kosova dhe Bashkimi Europian u pajtuan në fillim të korrikut mbi  disa hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshirë reduktimin e pranisë policore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe.

Në 4 gusht, u njoftua se Policia e Kosovës e kishte zvogëluar me 25 për qind të prezencën e efektivëve të saj në dhe përreth objekteve komunale në veri.  Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, po i vazhdon takimet me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut.

Ai e ka përmendur muajin shtatorë si afat kur mund të ndodhë takimi i radhës, por pa përmendur ndonjë datë konkrete. Herën e fundit kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ishin në Bruksel ka qenë në 22 qershor, por dhe në atë rast, ata nuk u takuan me njëri-tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA