“Kazan”, deputeti i VV sulmon mediat në Kosovë: Bën krahasimin me Economist!

29/08/2023 14:06

Teksa shpërndante në rrjetet sociale një shkrim të “The Economist”, që në fokus kishte kompanitë pioniere kosovarë të biznesit që siç thuhej aty, ‘po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të vet’, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, shënjestroi edhe mediat vendase duke bërë krahasimin mes tyre dhe gazetës prestigjioze britanike.

“Në vend që thjesht të përballen me vështirësitë, kosovarët kanë demonstruar një aftësi të çuditshme për ta kthyer atë në avantazhin e tyre. Duke shfrytëzuar frymën e tyre sipërmarrëse dhe vendosmërinë për të pasur sukses, ky shtet ka qenë në gjendje të krijojë një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritshme, e cila vlerëson kreativitetin dhe inovacionin si çelësat për të zhbllokuar potencialin e tij të plotë”, theksohej në shkrim.

Abrashi shkroi në platformën X se e vërteta e rritjes ekonomike të Kosovës pasqyrohet nga media të njohura ndërkombëtare, por injorohet nga shtypi vendas. “Revista prestigjioze britanike “The Economist” e paska thënë. E vërteta e  Kosovës po përhapet nëpër tabloide ndërkombëtare si sukses.

Në anën tjetër, “këtë lajm me siguri nuk do ta lexoni në shumë kazane të Kosovës”, ka shkruar ai. Artikulli i The Economist nënvizonte se pavarësisht sfidave me të cilat u përball Kosova gjatë fillimit të saj në vitin 2008, ajo është shfaqur si një ekonomi elastike dhe e lulëzuar.

“Me përjashtim të vitit 2020 të goditur nga pandemia, Kosova ka përjetuar rritje të pandërprerë ekonomike, duke tejkaluar shumë nga fqinjët e saj ballkanikë”, thuhet në artikull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA