
25/02 09:55
Salernitana-Udinese ndajnë pikët në takimin e javës së dytë të Serie A, që u mbyll me barazimin 1-1.
Sfida u dominua më shumë nga vendasit, të cilët marrin kështu barazimin e dytë radhazi, ndërsa miqtë marrin pikën e parë të sezonit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa u desh minuta e 57’ që të zhbllokohej sfida, me Samardzic që kaloi Udinesen në avantazh me një super gol.
Ndërsa në minutën e 72’ Dia u kundërpërgjigj për Salernitanën, duke e çuar topin në rrjetë dhe duke rikthyer barazimin.
Në fund gjithçka u mbyll në “paqe”, me Salernitanën që pas javës së dytë renditet në vend të 12-të me dy pikë.
Ndërkohë Udinese nga ana tjetër merr pikën e parë të sezonit dhe renditet në vend të 16-të.
Top Channel