Romelo Lukaku do të firmosë kontratën me Romë-n nesër.
Mediet italiane bëjnë me dije se është arritur marrëveshja me Chelsea-n, që do të marrë 5 milionë euro plus bonuset për huazimin. Ndërkohë sulmuesi belg do të marrë një pagë prej 7.5 milionë euro për një sezon.
Pasditen e së martës Lukaku do të kryejë vizitat mjekësore, për të firmosur më pas kontratën me Romë-n.
Synimi i Mourinho-s është që ta ketë Lukaku-n në fushë për ndeshjen e së premtes kundër Milan-it, por belgu nuk është stërvitur për më shumë se një muaj.
Megjithatë, Roma është gati të mirëpresë blerje që një javë më parë dukej vetëm një ëndërr dhe që mund të revolucionarizojë të gjithë lojën e Mourinho-s dhe të krijojë një çift “bombarduesish” me Dybala-n.
Top Channel