Milani në sulm për Taremin, dy milionë euro distancë me Porton

27/08/2023 08:42

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe me merkaton që është në ditët e fundit, kuqezinjtë e kanë me nxitim kompletimin e repartit të avancuar.

Kështu alternativa e vetme ku drejtuesit e milanezëve janë fokusuar, është ajo e sulmuesit iranian të Portos, Mehdi Taremi, i cili ka kontratë deri në verën e 2024-ës me portugezët e Portos.

Këta të fundit kanë ulur ndjeshëm pretendimet për Taremin, pasi nuk duan ta humbin me parametra zero verën e ardhshme, teksa së fundi ka bërë të ditur se mund të heqë dorë prej tij për shifrën e 20 milionë eurove.

Milani ka intensifikuar negociatat dhe ka dërguar një ofertë të parë prej 15 milionë eurosh, plus tre të tjera bonus, teksa distanca mes dy klubeve është vetëm dy milionë euro.

Gjithsesi gjasat janë që marrëveshja të mbyllet duke shtuar pjesën e bonusit, pasi koha nuk premton dhe si te Porto, ashtu edhe te Milani e dinë mirë që nuk kanë kohë për të bërë shumë naze në negociata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA