
23/02 22:38
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka treguar mbështetjen e tij të pakushtëzuar për Jenni Hermoso, teksa debati mbi puthjen e Kupës së Botës për femra po intensifikohet.
I pyetur rreth polemikave sot, Hernandez tha se ai “dënon sjelljen” e shefit të futbollit spanjoll.
Ai shprehu ndjenjë trishtimi që sherri ka lënë në hije fitoren e ekipit spanjoll të femrave.
“Një sukses kaq historik për sportin tonë, dhe në vend të kësaj ne po flasim për këtë sjellje të patolerueshme”.
Top Channel