Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka komentuar së fundmi situatën e Milanit.
Në një intervistë të dhënë për “Milannews.it”, italiani foli së pari për Giroud, pastaj për afrimet e “Djallit” në këtë merkato, si dhe për titullin kampion.
“Për mua ai është një fenomen. Dy golat kundër Bologna-s janë falë tij. Sidomos i dyti. Ai ishte në gjendje të lëvizte me mençuri dhe i la vend Pulisic-it Nënshkrimet e reja? Pulisic, për shkak të shpejtësisë me të cilën ai luan, e plotëson shumë skuadrën. Nga ana tjetër, Reijnders duket sikur ka luajtur një jetë për Milanin. Pastaj do të doja të nënvizoja një aspekt. … Ai më befasoi, edhe para nisjes së sezonit, ndërsa më surprizoi edhe fiziku dhe fuqia Loftus-Cheek. Scudetto? Për mendimin tim, Napoli, Interi dhe Milani janë në garë. Unë gjithashtu e pashë Juven shumë mirë kundër Udineses. Do të përfshij edhe ‘bardhezinjtë’ në garë”-tha ai.
Top Channel